R.I. kanosi me vrasje ish bashkëshortin. Ja debati në Polici

0
495

Do të vras, do të zhduk…”. Kështu i është drejtuar 38-vjeçarja R.I. e njohur përmes STOP ditën e enjte rreth audiorregjistrimit me kryetarin e Gjykatës Guximtar Boci, ish-burrit të saj teksa ndodheshin brenda në zyrat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër. Ajo dhe ish-burri, Dëfrim M., ishin paraqitur përballë oficerit policor Ylli Zaçe, për të zhvilluar një ballafaqim për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në banesë. Mirëpo ky ballafaqim është bërë mollë sherri brenda në komisariat mes dy ish-bashkëshortëve, ku dëshmitar nuk ka qënë vetëm efektivi i policisë por edhe, djali i tyre. Nga ky konflikt ish-burri ka dalë me një të çarë në qafë, pasi gruaja i ka vënë duart në fyt dhe i ka thënë “…do të vras, do të zhduk…”. Fill pas kësaj ish-burri Dëfrim M., ka kërkuar urdhër mbrojtje, ku është pranuar nga gjykata. Në seancën gjyqësore Dëfrim M., ka pretenduar se në datën 14 nëntor 2014 është telefonuar nga i plotfuqishmi i lagjes, i cili i ka thënë se në datën 15 nëntor 2014 ora 17:00 duhet të paraqitej tek oficeri Ylli Zaçe. Të nesërmen pasi është paraqitur në polici,në zyrën e oficerit të policisë gjyqësore,ka gjetur edhe djalin dhe të ish-gruan. Në polici ishte thirrur pasi e paditura pretendonte se ai i kishte  prerë dritat e banesës, ku ajo banonte. Ndërkohë që qëndronte i ulur në karrige, djali është çuar në këmbë dhe sipas tij, po i shtrëngohej në mënyrën e tij. E paditura R.I. e ka kapur me duar në qafë dhe sipas tij, i ka thënë se “do të të vras, do të të zhduk”. Në moment oficeri i policisë Ylli Zaçe është çuar dhe e ka larguar R.I. Ish-burri i saj, ka pohuar se gjatë gjithë kohës ka qënë i ulur në karrike dhe nuk ka kryer ndonjë veprim. Pas ngjarjes, paditësi ka kërkuar lëshimin e urdhërit të mbrojtjes pasi është ndjerë i kërcënuar dhe i rrezikuar nga veprimet e ish-gruas. Sipas dëshmisë së dhënë në gjykatë nga R.I., nuk është e vërtetë që ajo e ka kanosur apo ka kryer veprime dhune kundër paditësit, përkundrazi ka qënë paditësi që e ka kërcënuar djalin e tyre në ambjentet e policisë ku ajo dhe djali kishin shkuar për një ankesë në lidhje me ndërprerjen e energjisë elektrike në banesën, ku ajo jetonte së bashku me fëmijët. Referuar dëshmisë mjeko-ligjore konkludohet se tek ish-burri u konstatua në zonën e qafës një gërvishtje gjatësore rreth 4-5 cm e çrregullt. Dëmtimet janë shkaktuar me mjet mbretës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here