Radhe kilometrike jane shenuar sot ne Kakavije. Ne pjesen greke radhet e mjeteve per te hyre ne Shqiperi jane pikasur qe ne oret e para te mengjesit te sotem. Ku radha ka shkuar ne 4 km. Sipas informacioneve behet e ditur se kjo situate eshte krijuar si pasoje e mungeses se sherbimit te sporteleve nga ana greke. Mesohet se greket kane punuar vetem me 2 sportele ne dalje dhe po kaq ne hyrje.Ndersa vetem perpara pak minutash kane hapur dhe nje sportel ne dalje. Ndersa pala shqiptare punon me kater sportele ne hyrje dhe tre ne dalje. Sipas te dhenave nga drejtoria e kufirit dhe emigracionit behet me dije se pergjate 24 oreve te fundit ka patur hyrje 7187 persona dhe ne dalje 3790. Ndersa gjate oreve te para te mengjesit te sotem e deri me tani llogariten mbi 2500 persona ne hyrje te RSh.
Fluksi i madh i mjeteve i shenuar si rrjedhoje e festes se Shen Marise qe eshte te henen me 15 gusht. Nje fest qe kremtohet gjeresisht nga minoritaret por gjithashtu dhe me nisjen e 15 ditshit te dyte te pushimeve cka ka bere qe emigrantet te rikthehen ne atdhe.
Kjo situate perseritet cdo vit ne piken kufitare.
Pritet qe radhe te kete edhe pergjate dites se neserme.