Radhë të gjata në Kakavijë, pala greke kryen kontrolle dhe rapid test

 

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë ka patur një fluks të lartë të udhëtarëve, që largohen nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.

Radha e mjeteve arriti deri në 1 kilometër në territorin shqiptar. Pala shqiptare në doganë punon me dy sportele, ndërsa ajo greke ka vënë në funksion 3 sportele, për të përballuar edhe fluksin si pasojë e kontrolleve të imtësishme që kryhen në hyrje të kufirit grek.

Sipas te dhenave nga zyra e kufirit dhe emigracionit gjate oreve te fundit ne kete pike kufitare eshte perballuar nje volum normal aktivitetesh ne kontroll të udhetareve dhe mjeteve, gjate hyrjes dhe daljes në R.Sh-se. Ne funksion te ketij aktiviteti, jane përpunuar nje numer prej 7645 shtetas ne hyrjedalje, nga te cilet 2644 ne hyrje dhe 5001 ne dalje.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment