Rama: “Ballkani Perëndimor ka rëndësi strategjike për NATO”

0
25

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në një vizitë në Bruksel, zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, për të pasuar me konferencë,

Në fjalën e tij Rama, ndau disa opinione pas Samitit të Madridit, të cilin e cilësoi si një moment historik për aleancën.

Jam krenar që Kuvendi i Shqipërisë u bë një prej të parëve për ratifikimin e protokollit të anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Ukrainën dhe është e padiskutueshme mbështetja jonë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.

Ne duhet të parandalojmë çdo përshkallëzim dhe çdo ndikim të keq që të kthehet në problem për rajonin tonë. Në kapacitetin tonë si vend i NATO dhe vend kandidat për në BE ne do të vazhdojmë ta luajmë rolin tonë të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Ne besojmë se është tejet e rëndësishme që të vijojmë një dialog të përhershëm me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që përfshin Serbinë, që nuk është pjesë e aleancës tonë por është pjesë e rajonit.

Unë ripërsëris nevojën për të përfshirë Kosovën në partneritetin për paqen, edhe pse e di që ka disa probleme politike nga disa vende anëtarë. 

E vlerësoj shumë disponibilitetin tuaj për të na kushtuar pak kohë në bisedën tonë për t’ju prezantuar ambicien tonë, për të shtuar një vlerë tjetër të rëndësishme në infrastrukturën dhe logjistikën e aleancës sonë, duke vënë në dispozicion të NATO-s një bazë të flotës detare të fjalës së fundit që do të jetë një vend që jo vetëm mund të ndërtojmë, por mund ta ndërtojmë duke patur parasysh sfidat e kohës sonë, nga ndryshimi i klimës, nga mbrojtja e mjedisit e gjithçka tjetër.

Nga ana e tij, Stoltenberg deklaroi se Ballkani Perëndimor ka rëndësi strategjike për NATO.

Ai tha se u ra dakord që të ftohet Finlanda dhe Suedia të anëtarësohen në NATO.

Falenderoj Shqipërinë për firmosjen e dekreteve. Dera e NATO-s mbetet e hapur. NATO qëndron me Ukrainën ndërkohë që mbron veten ndaj luftës me Rusinë. Unë mirëpres mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainë si dhe vizita e fundit ishte dëshmi solidaritetin, falënderime për kontributin.

Kryeministri Rama ndodhet në Bruksel, për të diskutuar lidhur me vendosjen e një baze detare të NATO-s, në zonën e Porto Romanos në Durrës.

Shkruaj nje koment