Rama bën bilancin e 2019,i kërkon popullit ta lexojnë në sy : S’jam i varfër dhe nuk kam ëndërruar të jem i pasur!

0
147

Kryeministri Edi Rama ka bërë një “reflektim” të vetes në këto ditë të fundit të vitit 2019.
Në një mesazh drejtuar popullit shqiptar, Rama u kërkoi që ta lexojnë drejt e në sy ndërsa bëri një bilanc të atij që është.
Kryeministri tha se nuk është i rënë nga qielli dhe i pagabueshëm, përkundrazi sipas tij është më shumë se shqiptarët dhe kjo për shkak se ka shumë përgjegjësi të rëndësishme për të marrë përsipër.
Rama u shpreh se asnjëherë nuk ka gënjyer apo ka premtuar vota pasi nuk ëshë soji i këtyre politikanëve, duke shtuar se kundërshtarët e tij mund ti mundte me çerekun e premtimeve që ka bërë.
Ndërsa theksoi se balta e hajdullëqeve nuk mund të bjerë mbi ta pasi nuk është i varfër dhe nuk ka ëndërruar kurrë të jetë i pasur.
Edi Rama: “Ju kërkoj të më lexoni drejt e në sy, ashtu siç po ju shoh unë drejt në sy.
Nuk jam i rënë nga qielli nuk kam menduar ndonjëherë se jam pa të meta përkundrazi kam më shumë se ju, ndoshta se jam më i gjatë nuk më ka thënë kurrë mendja se jam i pagabueshëm përkundrazi jam më shumë se ju.
Për shkak të punës duhet të marr vendime më shumë se ju. Nuk kam bërë asnjë gabim të qëllimshëm për të përfituar në dëm të popullit. Kush më njeh nga afër e di që nuk këmbëngul në një opinion të gabuar, i dëgjoj kundërargumentet më shumë se duhet. Kam kërkuar edhe ndjesë publike kur kam gabuar.
Nuk më kujtohet ta ketë bërë ndonjë paraardhës i imi. Por nuk e mas veten me ketë metër. Jo të gjitha gjërat që kam premtuar i kam arritur në kohë, nuk kam premtuar diçka për ë kaluar radhën apo thjesht për vota. Kurrë. Nuk jam nga soji i politikanëve që gënjej për vota. Pse do të duhet të gënjeja, të premtoja gjëja që nuk i besoja as vetë? Kundërshtarët mund ti mundja me çerekun e premtimeve që kam bërë. Balta e pafundme për hajdutllëqe nuk mund të bjerë mbi mua.
S’jam i varfër dhe nuk kam ëndërruar të jem i pasur. Këtë detyrë e jetoj si privilegjin më të madh.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here