
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Kryeministri shqiptar Edi Rama kanë zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike.
Gjatë saj diskutuan mbështetjen e Shqipërisë për formulën e paqes për situatën Ukrainë.
Siç raporton Ukrinform, Zelensky e bëri të ditur bisedën me Kryeministrin shqiptar, me anë të një postimi në Telegam.
Zhvillova një bisedë me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Mora përgëzime për 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis vendeve tona dhe vuri në dukje vendimin për hapjen e një ambasade në Kiev.