
Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje përfaqësuesve të biznesve të deklarojnë të plota pagat e punonjësve pasi ndryshe jo vetëm do përballen me largimin e tyre por edhe me sanksionet e qeverisë. Rama tha se kompanitë e ndërtimit nuk do të mund të përfitojnë leje ndërtimi, ndërsa njoftoi se qeveria përveç pagës minimale do të rrisë edhe pagën mesatare.