Rama del blof me ‘zbulimin’ për naftë dhe gaz, ‘e shiti’ si lajm të madh edhe tre vjet më parë

0
237

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se kompania ndërkombëtare SHELL po realizon në nëntokën shqiptare një zbulim shumë të madh gazi dhe nafte, që sipas tij jo vetëm do të ndryshojë të ardhmen e Shqipërisë por edhe ndikon në Evropë.

Gjatë një vizite në Holandë, Rama tha se Shell, e njohur si një nga kompanitë më të mëdha naftësjellëse globale, që po hulumton burimet potenciale të këtyre resurseve natyrore përgjatë bregdetit shqiptar, ka bërë “një zbulim shumë të rëndësishëm” në Shqipëri.

Ne kemi shpresë se së shpejti do ndajmë me opinion publik një zbulim shumë të rëndësishëm që Shell po realizon në vendin tonë. Siç çdo holandez i mirë ata hezitojnë të flasin për shifra për momentin, por shenjat tregojnë se mund të jemi në fazën e zbulimit të rëndësishëm të gazit dhe naftës që do ndikojë të ardhmen e Shqipërisë por do luaj rol në të ardhmen energjetike të Europës”, tha Rama sot.

Ndonëse, Rama e ‘shet sot si zbulimin e rëndësishëm’, thuajse e njëjta deklaratë është bërë nga vetë kryeministri edhe tri vite më parë.  

Përmes një postimi në Tëitter, Rama shkruante se të dhëna inkurajuese flisnin për një rezervë të madhe gazi e nafte në Shpirag dhe se nëse prova dilte me sukses, shkruante Rama, impakti në ekonomi do ishte i konsiderueshëm.

“Një lajm tejet inkurajues nga takimi me kompaninë SHELL. Edhe pak javë na ndajnë nga prova e të vërtetës së Shpiragut, ku të gjitha të dhënat flasin për një rezervë të madhe gazi e nafte. Nëse prova del me sukses, impakti në ekonomi do jetë i konsiderueshëm duke nisur nga 2020”, shkruante Rama asokohe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here