Rama do të ndëshkohet ka vjedhur popullin, shqiptarët kërkojnë ndryshim

0
138

Kreu i PD ka folur për sa i përket “5 qershorit” sipas tij kryeministri Edi Rama nuk njeh marrëveshje dhe ai vetëm po e vjedh këtë popull. I bindur për zgjedhjet e ardhshme Basha shprehet optimist për fitoren.
Ne kemi hyrë në këtë rrugë për shkak se nga 15 kushtet e vendosura për të nisur negociatat, reforma zgjedhore me konsensus kërkonte pjesëmarrjen e opozitës. Nuk ka shpresë te Edi Rama, nuk njeh marrëveshje dhe nuk njeh kufi për pushtetin. Të njihte kufi, nuk do vidhte në mes të pandemisë dhe tërmetit. Ai mund të hipë edhe në majë të ullirit në Surrel por është i pashpresë. Shumica dërrmuese e shqiptarëve kërkojnë ndryshim, përfshirë edhe socialistët e thjeshtë.
Masa më e madhe për të parandaluar manipulimet e zgjedhjeve është vullneti i shqiptarëve për ndryshim. Garancia e vetme është dëshira plebishitare për ndryshim. Me këtë sjellje të Ramës, Shqipëria do marrë edhe kërcënime të tjera, mes të tjerash për rikthimin e vizave
. Asnjë manovër nuk e shpëton Ramën nga ndëshkimi. Ne kemi planin për të ndryshuar vendin. Qeverisja jonë do ofrojë: Normalitet, përgjegjshmëri dhe llogaridhënie” -tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here