Rama të marri shembull nga Zaev !

0
52

Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij në Qeveri sot ,tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ky propozim i tij vjen pas moshapjes së negociatave me BE-në ditën e djeshme.
“Duke parë zhvillimet që ndodhën dhe pas konsultave që kam zhvilluar zgjidhja më e mirë dhe për të mos humbur kohë janë zgjedhjet e parakohshme”, theksoi Zaev.

“Brukseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Kjo është një gabim historik i Evropës. Falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës. Kjo është një vendim i Evropës dhe problemeve të tyre të brendshme.
Ne jemi përgjegjës dhe kjo kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës, dal me përgjegjësi para qytetarëve. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve”, tha mes tjerash Zaev.

Por teksa kryeministri maqedonas e dorëzoi pushtetin e kundërta ndodhë me kryeministrin shqiptar i cili jo vetëm që nuk diskutoi dorëheqjen por gjeti mundësin ” të tallej” dhe të ironizonte opozitën.Kryeneçësia e një kryeministri po merr në qafë një popull të tërë dhe pse duhet të ishte duke marrë shembull nga fqinjët tanë.

Shkruaj nje koment