Rama e quan “sukses” koncesionin 100 mln euro që çoi në qeli ish-zv.ministrin

0
114

Teksa SPAK vijon hetimet për koncesionin e sterilizimit, i cili çoi në pranga ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, kryeministri Rama është kujdesur t’i hedhë një sy asaj që tashmë po kthehet në rrezik për qeverinë.

Rama ka inspektuar b

ashkë me Manastirliun Spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe ka ndjekur nga afër procesin e sterilizimit. Para mjekëve, Rama tha me krenari se pavarësisht hetimeve (përfshirë këtu zyrtarëve që janë pas hekurave”, koncesioni i sterilizimit mbetet një “nismë madhore e suksesshme” e qeverisë.

Rama nuk harroi të siguronte edhe se çdokush që ia punon qeverisë, të mos mbetet i pandëshkuar, por pa përmendur “meritat” e ministrit të Shëndetësisë asokohe, Ilir Beqaj, për të cilin SPAK ka nisur hetim.

“Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” – Në një nga 17 centralet e reja të krijuara falë PPP-së së sterilizimit, që kanë garantuar një standard krejt të ri sigurie për ndërhyrjet operatore, duke e kthyer njëherë e mirë faqen e turpit e të pasigurisë në sallat e operacioneve, duke ulur në minimum fenomenin e vjetër të infeksioneve post-operatore si pasojë e mungesës së sterilizimit të vërtetë, si edhe duke i kursyer shtetit dhjetëra miliona euro nga ulja e ditëve të qëndrimit në spitale pas operacioneve.

Hetimi i SPAK-ut për abuzime të mundshme në procesin e ndërtimit të këtij Partneriteti Publik Privat, nuk e cënon aspak suksesin e prekshëm të kësaj nisme madhore të qeverisë shqiptare për Rilindjen e Shëndetësisë, por siguron që askush të mos mbetet i pandëshkuar nëse ia bën me hile shtetit dhe popullit shqiptar, duke nxjerrë përfitime vetjake të paligjshme gjatë kryerjes së detyrës në punën për qëllimin e përbashkët”, deklaroi Rama.

Shkruaj nje koment