Rama trajton pushtetin, si cifligun e tij

0
1973

img-20161021-wa0007 img-20161021-wa0008

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, dialogon me drejtorin e ALUIZNI-t Gjirokastër, sikur të jetë pronar i ciflikut të tokve informale. Shkak është bërë shqetësimi i ngritur nga specialist i blegtorisë Pashun Memisha dhe inxhinieri Pilo Dhame, për pamundësinë e legalizimit të një trualli 2 mijë metra katrorë për t’a përshtatur në një stallë bagëtish, nga ana e ALUIZNI-t. Vetë pronari i kësaj stalle, ka shfaqur shqetësimin e tij për pengesat që i janë shfaqur në procesin e legalizimit pasi kërkohet një shumë prej 40 milionë lekësh sepse vlera e truallit për metër katrorë, është e barabartë me vlerën e ndërtimit të një pallati apo objekti banimi. Mirëpo kryeministri Rama, ka ndërhyrë duke thënë se kjo vlerë lekësh nuk është reale pasi për metër katrorë kërkohet 200 lek të rinj dhe me përllogaritjet e Ramës, 2 mijë metra katrorë, nuk dalin 40 milion lek të vjetra por, 4 milionë të vjetra. Më pas Rama, ka kërkuar drejtorin e Aluizni-t Gjirokastër me të cilin dialogoi si më poshtë:

Rama: Ku është drejtori i Aluiznit? Dëgjon mo ku je?

Drejtori i Aluiznit: Këtu jam zoti Kryeministër.

Rama: Të hënën do shkosh tek stalla të bësh legalizimin dhe tek stalla tjetër t’i legalizosh. Do shkosh ti aty jo të vijë ai tek ty u morëm vesh?  

Drejtori i Aluizni-t: Ok zoti kryeministër.

Rama: Në darkë do më dërgosh sms që mbaroi, u bë legalizimi. Nëse nuk e bëre, të nesërmen, do bëhet ky drejtor i ALUIZNI-t meqënëse është edhe inxhinier-duke drejtuar gishtin tek inxhinieri pensionist Pilo Dhame.  

Pilo Dhame:Jo jo unë jam pensionist.

Rama:Le të jesh në pension pse këta drejtorët e tjerë nuk të duken pensionistë ty?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here