Rama harron diasporën, shkrin ministrinë

0
160

I sapo ardhur në pushtet, Edi Rama u deklarua si kujdestari më i madh i diasporës shqiptare. Kjo, me dy qëllime: mundësimi i votës së emigrantëve dhe kthimi në atdhe për të kontribuar i atyre që ishin të mirëarsimuar jashtë.

Për të treguar seriozitetin në këtë pikë, në fund të 2016 u mblodh Samiti i Parë i Diasporës. Për ta forcuar më tej planin, në 2017, Rama krijoi një ministri të posaçme për diasporën.

Fytyra e Pandeli Majkos kur dëgjoi detyrën e re, nuk ishte aq premtuese. Megjithatë, puna vazhdoi. Miliona lekë për ministrinë, takimet, botimet, dhe sërish një samit tjetër i bujshëm dhe i kushtueshëm.

Sërish fytyra e ministrit të shtetit për diasporën flet shumë për fundin e kësaj pune. Megjithatë, PS e luajti kartën e saj për votën e emigrantëve, por pa rezultat. Ata nuk morën dot pjesë në zgjedhje. Faji ju la opozitës. Ky ishte dështimi i parë ndaj tyre.

Ndërkohë as shembuj të atyre që lanë vendet e emigrimit për të ardhur të shërbejnë apo investojnë në Shqipëri, nuk pati. Shkrirja fare e kësaj ministrie pas 4 vjetësh, nuk mund të kuptohet si realizimin e këtyre objektivave.

Ajo më shumë lë shijen se edhe vetë Rama e ka pranuar dështimin, ose thjesht, nuk i intereson më diaspora, e as doza e patriotizmit në takimet me ta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here