Rama: Hipoteka e Vlorës, turpi i PS

0
148

Kryeministri Edi rama e ka cilësuar si ‘turpin të Partisë Socialiste’ hipotekën e Vlorës.

Rama pranoi se njerëz që turpërojnë partinë nuk mungojnë as në qeverisjen vendore.

“Hipoteka e Vlorës është turpi i PS të Vlorës, turpi i PS të Shqipërisë. Mora një shembull mund të marr edhe shembuj nga qeveria qendrore po të doni, për njerëz që na kanë turpëruar, por ama këto shembuj na vlejnë jo për të kthyer kokën pas e për të thënë ‘ne s’kemi punë’, por për të bërë çmos që ato gjëra që janë bërë keq të mos vazhdojnë të bëhen keq, dhe njerëzit e këqij mos kenë vend në asnjë vend ku PS përfaqësohet pavarësisht se me kë janë të lidhur, kë kanë krushk, gjak, komshi.

Është shumë e rëndësishme që në partin e Vlorë të bëhet një reflektim i madh në lidhje me këtë, që partia mos jetë instrumenti i përfitimeve të një grushti njerëzish. Duhet të mishërojë ambicien tonë për Vlorën” -u shpreh Rama nga Vlora.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here