Rama ‘i pasigurt’ për fitoren e 61 bashkive: Gjërat në Tiranë do i bëja më mirë se Lali Eri

0
114

Kryeministri Edi Rama ka folur për fushatën zgjedhore të PS-së, bilancin e 14 majit dhe deklaratën për mosbashkëpunim me ato bashki në të cilat fiton opozita.

I ftuar në studion e “Wake Up” në Top Channel, Rama sfidoi hapur Erion Veliajn duke thënë se si kryebashkiak do t’i kishte bërë gjërat më mirë se Lali Eri.

“E para është themelore për një kryetar bashkie që të ketë derën e hapur, për të diskutuar për projekte dhe për të marrë mbështetje. Ka lindur me këmishë, se e kam në gjak atë eksperiencë aq shumë, sa e kap veten kur shkoj jashtë, jam me fiksime që mbeten, shoh ku i kanë kazanat e plehrave, a i kanë a nuk kanë plehrat. Duke e pasur në gjak këtë eksperiencë, e mbështes dhe e nxis Lali Erin. Pastaj ka gjëra që do i bëja ndryshe, që do i bëja më mirë nuk diskutohet, këto pastaj janë detaje. Gjërat që bëjmë i bëjmë bashkë, ai ka detyrë që të mendojë 24 orë për Tiranën. Duhet të vijë me propozime që nuk i mungojnë”, u shpreh Rama.

Sa i përket bilancit të 14 majit, Rama u duk i pasigurt për fitoren e bindur më 14 maj, duke thënë se kanë disa bashki në diskutim të cilët mund t’i humbin.

“Është shumë e rëndësishme të përmirësojmë bilancin. Nuk është fushatë konfrontuese, kemi preferuar ta mbajmë komunikuese, nuk janë kundërshtarët në sensin e përplasje. Kemi shumë pak bashki që janë në diskutim. Një kandidat është më shumë sesa një person, është një burim energjie që ka të bëjë me mbështetjen që ka, ka të bëjë me forcën që përfaqëson, nëse është i pavarur ka të bëjë me atë shtresë apo grup që mund të jenë bashkuar për ta mbështetur”, tha Rama.

Rama sqaroi edhe deklaratën për të mos bashkëpunuar me bashkitë që fiton opozita. Kryeministri pretendoi se opozita nuk ka qenë asnjëherë bashkëpunuese.

“Jo nuk do të bashkëpunojmë sepse s’dua unë, por eksperienca ka treguar se edhe pa pasur këtë ngërç kaq të madh të një damkosjeje e cila është shumë serioze, bashkëpunimi ka qenë i vështirë për shkak të kulturës politike të asaj force që s’ka bashkëpunim në ADN e vet”, deklaroi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here