Rama i premtoi në javën e tretë të Janarit, Rakacolli: Pse po vonojnë vaksinat e Pfizer

0
141

Ndërsa po mbyllet muaji janar, ende nuk ka asnjë lajm lidhur me vaksinat anti-covid që kryeministri Edi Rama i premtoi se do të mbërrijnë në Shqipëri në javën e tretë.
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli e ftuar në ‘Open’ thotë se vaksinimi vazhdon me kompanisë Pfizer dhe kjo ka ndodhur për shkak të vonesës së njoftuar nga vetë kompania.
” Siç e dimë, ka një vonesë nga Pfizer, pasi fabrika ka bërë një reduktim të prodhimit. Ka siguria nga kompania që nga kapacitetet prodhuese do plotësojë nevojën edhe për vonesën, nuk do krijojë pengesë në kalendarin tonë të vaksinës.
Vaksinimi po vazhdon, me Pfizer. Është e sigurt doza e dytë për ata që kanë marrë dozën e parë. Nuk do të ketë ndërprerje. Kemi komunikuar me Pfizer. Nuk ka thënë deri më tani se nuk do ta respektojnë kontratën. Do të vijnë edhe në Shqipëri, si pjesën tjetër të botës. Ne Pfizer nuk na ka thënë që nuk do t’ua sjell”- tha Rakacolli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here