Rama i rrit pagen edhe presidentit

0
102

Qeveria ka miratuar me VKM edhe një rritje e pagës për Presidentin Bajram Begaj. Në rritjen e fundit të miratuar nga qeveria, paga e Begajt shkon në 425 mijë lekë.

Minitrja e Financave Delina Ibrahimaj njoftoi rritjen e pagës për Begajn, teksa tha se është parashikuar për të gjithë hierarkinë e institucioneve të pavarura.

“Në ligjin që sapo miratuam ne kemi miratuar një rritje të qenësishme të pagës së Presidentit të Republikës, niveli i pagës së të cilit shkon 425 mijë lekë dhe po ashtu kemi parashikuar gjithë hierearkinë e gjithë institucioneve të pavarura”, tha ministrja Ibrahimaj.

Shkruaj nje koment