Rama: Ka ardhur koha të legalizojmë kanabisin, nuk kemi pse presim më

0
81

Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Rama njoftoi se do të nisë një kuvendim me shqiptarët në lidhe me çështje që kanë rëndësi strategjike për vendin. Rama tha se kjo do të bëhet me anë të një pyetësori, i cili do të plotësohet nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.

Jam këtu sot pas mbledhjes së qeverisë për një vendim shumë të posaçëm të qeverisë që e ka zanafillën në zotimin për ndërmarrjen e një hapi të rëndësishëm në drejtim të të gjithë shqiptarëve pa dallim, me besimin se ne shqiptarët kemi mundësi të shkojmë shumë më shpejt përpara nëse e dëgjojmë më shumë njeri-tjetrin pa u ndarë në llogoret e vjetra politike që nxisin përçarje, sherr, konfuzion kundër interesit të familjeve shqiptare dhe pikërisht në prag të Vitit të Ri mundësish të reja, vjen dhe kjo nismë e re për këshillimin kombëtar për Shqipërinë. Me një pyetësor të cilin do ua vëmë në dispozicion të gjithë shqiptarëve brenda apo jashtë vendi, do t’i japim jetë një kuvendimi popullor ku do të thithim mendimi ne tyre për çështje me rëndësi strategjike për vendin, për ekonominë, për shoqërinë. Është koha për t’i lënë pas llogoret e sherrit politik dhe për të menduar për gjërat që na bashkojnë përtej shumë gjërave që na ndajnë në mënyrë që të hedhim hapa të rëndësishëm përpara duke u këshilluar së bashku për vendime që kanë rëndësi në marrëdhëniet e shtëpisë sonë të përbashkët, Shqipërisë me jashtë, në ekonominë e shtëpisë sonë, në gjendjen sociale brenda shtëpisë dhe patjetër në përpjekjen jetike të kësaj shtëpie për të thelluar arritjet dhe për të adresuar.

Mes çështjeve për të cilat do të pyeten shqiptarët është edhe legalizimi i kanabisit.  

Kultivimi dhe përpunimi i kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për qëllime të tjera, është një instrument që shumë vende po e përdorin për të fuqizuar ekonominë e tyre. Sot ka njerëz që thonë se Shqipëria, nuk është ende koha për të hyrë në këtë proces. Edhe unë e kam kundërshtuar. Por në këndvështrimin tim, nuk mund të presim më. Por është një vendimmarrje që na duhet më shumë sesa bindja jonë dhe duhet të kapërcejmë përtej kartonit dhe shumicës dhe të marrim një opinion shumë më të gjerë nga të gjithë shqiptarët”, tha ai.

Shkruaj nje koment