Rama këmbngul kemi rritur pagat ,kemi ulur papunësinë!

0
145

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se në Shqipëri ekziston një problem real me pagat në sektorin privat.Ndërsa ka vazhduar të këmbngul se qeveria e tij ka rritur pagat dhe ka ulur papunësinë.

“Në sektorin publik i kemi rritur pagat dhe jemi në mesataren e rajonit. Kush do një pagë si në Gjermani është në të drejtën e tij, por edhe Gjermania nuk i rrit më shumë pagat dhe ka një arsye për këtë. Pagat rriten duke rritur ekonominë dhe rriten duke kuptuar sektori privat që nëse nuk e ndjek sektorin publik, do të fillojë të ndjejë shumë shpejt humbjen e mundësive për të pasur njerëz që duan të punojnë në privat”, deklaroi Rama.

Sipas kreut të qeverisë, nga kontaktet që ka me njerëzit, ka kuptuar që ata nuk duan të punojnë në privat, por shumica dërrmuese kërkojnë të punojnë në shtet.

Më tej, Rama tha se papunësia është ulur në krahasim me vitin 2013: “Shifra e papunësisë është shifër e konsoliduar nga të gjitha raportet. Shikoni papunësinë në vitin 2013 dhe shikojeni në vitin 2019. Në fund të mandatit duam të shkojmë nën 11%”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here