Rama kërkon të përdorë Reformën Zgjedhore si “gjethe fiku”

0
171

Ish deputeti i PD Tritan Shehu ne nje interviste ne A2CNN theksoi se negociatat jo vetem qe nuk po hapen prej 4 vitesh, por edhe kushte te reja vecse po shtohen nga Brukseli.

Ai gjithashtu theksoi vullnetin e plote te PD per te shpejtuar procesin e integrimit duke u ndalur edhe ne faktin se “PD eshte forca me europeiste e Perendimore jo vetem e Shqiperise, por ndoshta edhe e te gjithe Rajonit tone, duke u bere keshtu promotore e te gjitha hapave te medha integruese ne BE e te antaresimit ne NATO.

Me tej ai theksoi se pengesa eshte keq qeverisja e Rilindjes keto vite, gje qe eshte ne perkeqesim, deri sa ka marre dimensionet e nje Grushti Shteti, duke arritur piken kulminante me farsen e 30 Qershorit. I pyetur nese ka ndonje platforme te re per te dale nga kriza prej opozites, ai u pergjegj se eshte vetem Platforma e Shkurtit te ketij viti, e aprovuar nga forumet e PD dhe e akorduar me aleatet.

Kjo platforme vecanerisht sot kur Grushti i Shtetit eshte thelluar ngel krejt aktuale-theksoi Shehu, duke shtuar se ndaj nje Grushti Shteti duhet sjellur si ndaj nje te tille, me perballje mbare popullore. Kjo eshte menyra e vetme per ta ndalur ate  e shkuar ne zgjidhjen perfundimtare, qe eshte rivendosja e Votes se Lire. Ne lidhje me Reformen Zgjedhore zoti Shehu theksoi se nje Reforme e tille ne vehte vehte nuk mund te zgjidhe krizen ne vend e as ta perballoi Grushtin e Shtetit, qe ka krijuar nje gjendje te thelle antikushtetuese e po con drejt nje autokracie orientale.

Ne fakt kjo reforme po perdoret si “gjethe fiku” nga Rama per te fshehur realitetin tragjik e minimizuar pasojat e reaksionet e tij. Eshte vetem aplikimi i Platfomes Politike te Shkurtit te opozites qe mund te krijoje kushte jo vetem per Reformen Zgjedhore, por edhe per rivendosjen e Votes se Lire ne terresi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here