Rama krenar për Tahirin: Puna që ka bërë me mua, nuk hyn tek akuzat

0
72

Kryeministri Edi Rama u shpreh para komisionit të Inceneratorëve se është krenar për punën e bërë nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në qeveri.

Rama tha se puna që ai ka bërë me ish-ministrin nuk lidhet me akuzat të cilat i referohen Tahirit. AI u shpreh se gjithçka që ka lidhje me marrëdhëniet jashtë kuadrit të punës së qeverisë, janë përgjegjësi individuale.

“Çështja e grupit të strukturuar nuk është e rëndë, është kulmi, por do trajtohet në Gjykatë. Tahiri nuk është objekt i Komisionit. Ti e ke shok klase. Tahirin shokun e klasës e sollët ju, është objekt në hetim Saimir Tahiri? Unë nuk thashë pse e solle por më lër të jap përgjigje. Jo mo jo s’ka nga ata 8 vjet, kush është si tha ai bishti i qenit kap bishtin e qenit. Për krenarinë dhe për Saimir Tahirin ta them hapur prap se s’kam asnjë problem. Jam shumë krenar për punën që kam bërë me Saimir Tahirin dhe në punën që ka bërë Tahiri me mua nuk hyn asgjë për të cilat Tahiri ka hyrë nën akuza. Për çfarë një ministër bën jashtë kuadrit të marrëdhënieve me mua e punës që kemi bashkë, është përgjegjësi individuale që ç’ke me atë punë”, tha Rama.

Shkruaj nje koment