Rama krenohet me aksionin në Lazarat dhe harron Tahirin

0
156

Kryeministri Rama i është kthyer Lazaratit ndonëse Policia e Shtetit ndërhyri tre vjet të shkuara në shkatërrimin e sasive të mbjella me hashash madje duke krijuar konflikt me banorët paqësorë të këtij fshati.

Sipas kreut të qeverisë Rama, në Lazarat në vitin 2013, ishin mbjellë qindra ha kanabis dhe prodhimi kishte qenë mbi 900 tonë drogë. Por sipas Ramës, kjo sasi kishte shkuar në Itali e pashqetësuar dhe e shoqëruar.

Ndërhyrja në Lazarat ishte sukses i qeverisë sepse aty askush nuk kishte shkelur më parë. Lazarati ka qenë qendra e kanabisit edhe pse kanabis ka pasur edhe në vende të tjera-u shpreh Rama. Zoti Rama u shpreh krenar për ndërhyrjen në Lazarat.

Këto komente zoti Rama i ka bërë mesditën e sotme në një takim me drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit ku kreu i qeverisë i përgëzoi për punën e bërë, por u shpreh se kishte ende shumë punë për të bërë.

Në këtë takim mungonte drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ndërkohë që ishin prezent ministri i brendshëm Xhafaj si dhe funksionarë të tjerë të Policisë së Shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here