
Edi Rama po zhvillon një mbledhje me grupin parlamentar socialist. Në mbledhje po diskutohet edhe performanca e ministrave dhe deputetëve në aktivitetin parlamentar.
Sipas informacioneve që po qarkullojnë në media, Rama është treguar kritik me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka. Mbetet për t’u parë se çfarë detajesh do të dalin në vijim.
Mbledhjes i është bashkuar edhe deputeti Agron Çela, që nga Partia e Lirisë kaloi me socialistët.