Rama largon Mirela Kumbaron nga Gjirokastra, e zëvendëson me…..

Rama është vënë në alarm për Gjirokastrën, si qarku ku e majta ka qenë tradicionalisht e fortë, por PS nuk po përfaqësohet denjësisht. Shkaku i alarmit të tij, vjen nga fakti se si Cuci dhe Kumbaro, po refuzohen ndjeshëm nga socialistët gjirokastritë nëpër takime, duke shprehur zemëratë ndaj zgjedhjeve të këtyre dy kandidaturave përfaqësuese. Në fakt Cuci dhe Kumbaro, nuk kanë lidhje me Gjirokastrën përvec faktit se Kumbaro, ka origjinën e prindërve të vet, nga lagje Mecite. Në takimet e zhvilluara në terren me organizatat socialiste, Kumbaro dhe Cuci, janë ndeshur me një rezistencë nga anëtarësia socialiste pasi emrat e tyre nuk “ngjisin” dhe për pasojë nuk janë edhe përfaqësuese. Mësohet se të shtunën e kaluar, Rama ka diskutuar për këtë problematikë me sekretarin e përgjithshëm të PS Gramoz Rucin ku janë shumë afër marrjes së një vendimi për situatën e krijuar. Janë tre plane të cilat diskutohen në tryezën e diskutimit të Ramës me Rucin, ku njëra prej tyre është që si Cuci dhe Kumbaro të vazhdojnë të jenë të parët në listën e deputetëve në Gjirokastër, ndërsa dy varjantet e tjera, përjashtojnë njëri-tjetrin. Burime nga selia qëndrore e PS në Tiranë, konfirmojnë për Jugunews.net se varjanti që është pranë miratimit, është heqja Kumbaros nga Gjirokastra dhe zëvendësimi i saj me Flamur Bimen e pas tij, një kandidate grua me peshë elektorale, nga socialistët e Dropullit. Dalja në skenë e Bimes, vjen si zgjidhje emergjente, në kushtet kur PS i duhet të ruajë ritmin e votave apo ndalimin e hemoragjisë në drejtim të LSI dhe Tavos. Ngelet thjesht cështje ditësh, largimi i Kumbaros nga lista e deputetëve të PS në Gjirokastër, ndërsa nuk janë mësuar ende emrat e kandidatëve të tjerë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment