Rama leshon gojen: Po votuat opoziten do merni noc rrokun

0
135

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me qytetarët e Përmetit dhe Këlcyrës, ku prezantoi dhe kandidatët e Partisë Socialiste për këto bashki. Si shumë herë të tjera në këtë fushatë elektorale, Rama ka bërë deklarata kundër opozitës duke përdorur një fjalor jo të përshtatshëm.

Ai tha se kandidatët e opozitës që sipas tij premtojnë ujë falas nëpër çezma, duhen hedhur në lum.

“Ne ja kemi bërë 0 taksën biznesit të vogël. Nuk është rastësi që dhjetëra e mijëra biznese të vogla janë hapur gjatë vitit të kaluar. Në po bëjmë një rritje pagash, rritjen e pagave mesatare nga 550 mijë lekë në 900 mijë lekë. E kanë interpretuar shqetësimin tim si kërcënim.”

“Nëse Këlcyra kthehet pas, do të jetë e pamundur që të ketë mbështetje nga ne, jo se ne nuk duam ta mbështesim, por këta kandidatë që premtojnë ujë falas nëpër çezma duhen hedhur në lumë edhe t’i thuash ik nga ke ardhur.”

“Këta sjellin frymën e Sudes dhe Xhaferrit. Këta i shikojnë bashkitë si kështjella për t’i marrë peng. Nuk ka mundësi të bashkëpunosh me ta sepse nuk e duan punën. Duan sherr e konflikt. Duan t’i kthejnë bashkitë në barrikada që të bëjnë sherr me qeverinë.”

“Shikoni Shkodrën, ne kemi bërë shumë për Shkodrën, por kemi bërë vetëm ato gjëra që nuk kishin lidhje me bashkinë. Si do merrni ju njerëz që nuk mbushin e t’ju jepni bashkinë këtu. Shifni e bëni. Ballaban Berat ne do ta bëjmë, por jo falas. Po e doni falas, merrni ata të tjerët dhe të merrni jo rrugët, por noc rrokun pastaj”, u shpreh Rama

Shkruaj nje koment