Rama mbyll vizitën në Gjirokastër

0
420

Rama ka mbyllur ciklin e  vizitave në jug të vendit, me një shëtitje në zonën historike.  Vizitën e tij, kreu i qeverisë shqiptare e justifikoi me inspektimin nga afër jo vetëm të gjitha kantieret që kemi hapur që janë më shumë se sa në 20 vjetë të marra së bashku-sipas tij-por edhe për të parë hapat e tjerë sepse ka qënë dhe mbetet një zotimi ynë solemn që Gjirokastrës, Tepelenës dhe Përmetit, t’i japim një përmasë tërësisht të re duke shfrytëzuar një potencial të jashtëzakonshëm turistik që ka dhënë shenja të rëndësishme kthimi në ekonomi edhe gjatë sezonit të fundit. Rama nuk ka harruar të bëjë rolin e statisticienit kur deklaroi se këtë vit në kështjellën e qytetit, janë rregjistruar 42 mijë vizitorë ndërkohë që para se të merrte pushtetin, ky objekt është vizituar vetëm nga 6 mijë turistë. Program ynë i rilindjes urbane funksionon më së miri pikërisht duke adresuar ata elementë që janë të domosdoshëm, për t’i dhënë një hov të ri ekonomisë lokale, biznesit të vogël, turizmit, gjithë infrastrukturës së mikëpritjes në funksion të një rigjenerimi tërësor të vetë jetës së këtyre qyteteve-përfundoi Rama. Gjatë shëtitjes në zonën historike, Rama shoqërohej nga ministrant Ahmetaj, Nikolla, Kumbaro, Beqaj, Cuci, si dhe prefekti i Qarkut Flamur Bime, kreu i Këshillit të Qarkut Armand Hila etj. Pas kësaj, Rama është nisur drejt kryeqytetit me eskortën e tij.

Shkruaj nje koment