Rama me mjeket : Gjermania i mer se kane dije

0
46

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në pritjen e organizuar për mjekët dhe infermierët.

Rama u ndal gjatë fjalës së tij në ikjen e bluzave të bardha drejt Gjermanisë. Kryeministri u shpreh se arsyeja e largimit të mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria, është sepse kanë dije dhe formim të spikatur që kërkohet nga Gjermania.

Sipas Ramës, mjekët dhe infermierët i drejtohet tregut gjerman pasi dijet e tyre nuk kanë të krahasuar me ato të mjekëve në vendet e BE-së.

“Do ta lë për në fund ëmbëlsirën e Universitetit të Mjekësisë, është një burim krenarie, jo vetëm për faktin që përball një fluks të madh kërkesash, por cilësinë e mësimdhënies e aprovon, certifikon e akrediton edhe në një mënyrë tjetër, përmes të gjithë atyre që priten krahëhapur në tregun evropain e sidomos në Gjermani, sepse zotërojnë dije që i bëjnë të kërkuar për atë treg. Kam pasur një bisedë me një nga autoritetet e larta gjermane, lidhur me këtë fakt që shteti shqiptar shpenzon jo pak për formimin e mjekëve të rinj, ndërsa shteti gjerman i merr gati. Në këtë pikë nuk ka shumë për të bërë, është liria e lëvizjes, liria e zgjedhjes, por ne po përpiqemi të kompensohemi dhe gjëja që dua të sjell nga ajo bisedë është se mjekët që vijnë nga Shqipëria janë një shembull shumë habitës sepse kanë dije të spikatura mes mjekëve që vijnë jashtë BE-së. Kjo na bën të mendojmë se nuk e njohin shumë mirë Shqipërinë, duke qenë se Shqipëria nxjerr këto lloj mjekësh”, tha Rama.  

Shkruaj nje koment