Kryeministri Edi Rama nuk ka mohuar të enjten në ‘Opinion” zërat se qeveria e drejtuar prej tij i ka shkaktuar buxhetit të shtetit shqiptar një dëm prej më shumë se 100 milonë eurosh, në një proces të zhvilluar në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar (ICSID) në Uashington, kundër biznesmenit Italian Francesko Bechetti. “Në arbitrazh ka një klauzolë konfidencialiteti që deri në mbarim të procesit, palët nuk shprehen. Ka një klauzolë konfindecialiteti që i obligon palët të mos shprehen pasi është gjykata që në përfundim të procesit do të shprehet. Për momentin kemi portalet ” është mjaftuar të thotë shefi i qeverisë, pas akuzave të bëra nga shumë personazhe publike për këtë dëm të madh financiar që i është shkaktuar Shqipërisë. Ajo që bie në sy në qëndrimin e kryeministrit është kujdesi për tu fshehur pas konfidencialitetit ndërkohë që për çështjen Beccheti ai nuk ka qenë kurrë i tillë, madje ka nxituar ta quajë edhe pastrues parash pa u shprehur drejtësia për këtë. Ajo që bie gjithashtu në sy, ndryshe nga sa ndodhi në rastin e mëparshëm të një procesi ligjor kundër pronarit të Agon Channel, është se edhe mediat pro qeveritare po heshtin ndaj këtij dëmi financiar pa precedent. Pra të gjitha sinjalet janë që shteti shqiptar të jetë ndëshkuar nga Gjykata e arbitrazhit.
Sipas informcioneve vendimi është marrë më datë 24 prill 2019, por nuk është zbardhur ende në faqen zyrtare të ICSID. Sipas lajmeve të shpërndara deri më tani bëhet fjalë për një dëm të shtetit tonë me mbi 100 mln euro që Shqipëria duhet t’i paguajë biznesmenit italian.
Në qershrin e vitit 2016, qeveria e rilindjes mori një aksion të paprecedent kundër Biznesve të Farancesco Bechettit. Ajo mbylli dyert televizionit Agon Channel si dhe sekuestroi hidocentralin e Kalimashit i cili më pas iu dha kompanisë Fusha, që do prishte edhe Teatrin Kombëtar.
Aso kohe qarkulluan dy versione për këtë goditje me hije të mëdha dyshimi. i pari ka të bëjë me një ndërhyrje nga sferat më të larta të politikës italiane që në atë periudhë drejtohej nga kryministri, mik i Ramës, Mateo Renzi. Sipas saj, një nga kompanitë e mëdha publike e përtej Adiatikut qe përfshirë në një proces të vështirë gjyqësor kundër Becchettit dhe qeverisë shqiptare iu kërkua të bëhej palë në këtë betejë.
Versoni i dytë është ai i presionit të stërmadh të mediave vendase për të nxjerrë jashtë tregut një konkurent që po hynte në garë në mënyrë jo luajale.
Nuk dihet sa të vërtetë ka në këto hipoteza, por ajo që mund të thuhet me siguri është se vendimi kundër Beechetit ishte një vendim politik, të cilit i vuri gjoksin vetë Edi Rama.
Statuset dhe deklaratat e tij ishin skandaloze.

Pa një hetim dhe gjykim ai e shpalli biznesmenin italian një mafioz ndërkomëatr dhe një pastrues parash. Pas kësaj u vu në lojë gjithë makineria shtetëore e cila i imbylli të gjitha ativitetet e tij në vend dhe kërkoi arrest ndërkombëtar.
Me sa duket ky implkim politik dhe shkeljet e ligjit me trysni qeveritare që kanë bërë bashibozukët e Rilindjes, kanë qenë atutë e Franceco Becchetit në procesin e Uashingonit. Për këto gafa taksapaguezit shqiptarë rrezikojnë të humbasin shumën marramendëse mbi 100 milionë euro.
Në një farë mënyre atë nuk e ka mohuar edhe vetë Rama në përgjigjen e tij (lexoje të plotë poshtë), por duke i shmangur pyetjes se a duhet që të paguajnë shqiptarët për kapriçot e shefit të tyre. Pasi Gjykata e Strazburgut e dënoi qeverinë për prishjen e pallatit të Bashës në Vlorë me 12 milionë euro, Francesco Beccheti po përgatitet të marrë një shifër së paku dhjetë fish më të madhe. Sipas ish ministrit të drejtësisë Petrit Vasili, në një letër konfidenciale që ai i dërgonte ish shefit të vet kryeministër, shuma që shteti shqiptar rrezikon të humbasë në proceset ndërkombëtare është mbi 2 miliardë euro.