Edi Rama ka reaguar pas postimit të Presidentit Ilir Meta të videos së vjetër, ku kreu i qeverisë së tanishme thoshte vetë fjalë të mira për presidentin e tanishëm.
Rama shkruan se nuk ndryshon mendim për ato që ka thënë.
Përmes një postimi në Twitter, ai kërkon që Meta të tregojë se çfarë borxhi kanë shqiptarët që ai nuk ndalet duke ngatërruar dynjanë.
‘Ilir unë s’u heq asnjë presje atyre ç’kam thënë e s’kam asnjë arsye të shqetësohem ç’do mendojë nesër kush do lexojë fjalimet e shkrimet dhe do shohë intervistat e mia, përkundrazi!
Po shqiptarëve sot ti duhet t’ua thuash çfarë borxhi të kanë që s’pushon së ngatërruari dynjanë’ – shkruan Rama në Twitter.