
Kryeministri Edi Rama ka nisur prej ditësh një tur falendeirmesh në të gjithë Shqipërinë, pas zgjedhjeve vendore të 14 majit.
Rama ka qenë në ato bashki të cilat e votuan, por kësaj here takimin e falenderimeve e ka zhvilluar në një fshat të Gjirokastrës ku nuk e votuan. Konkretisht, bëhet fjalë për Lazartin, i cili nuk e voti Partinë Socialsite.
Rama u takua me një grup banorësh në Qendrën e përpunimit të bimëve medicinale të inauguruar dy ditë më parë.
Në Lazarat fitues u shpall Dorjan Lani i koalicionit “Bashkë Fitojmë” i cili mori bindshëm 923 vota, ndërsa kandidati i Ramës, Flamur Golemi, mori vetëm 214 vota.