Rama në rrugën drejt fundit të merituar

0
583

Nga Kastriot Islami

Opozita nuk i bojkoton zgjedhjet e lira e të ndershme. Ky nuk është objektiv i saj. Ky nuk ka qënë ndonjëherë dhe nuk do të jetë asnjëherë objektiv i PD dhe opozitës aktuale. Por opozita nuk i pranon zgjedhjet e manipuluara. Beteja e opozitës ka për objektiv vetëm realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme apo thënë ndryshe ndalimin e zgjedhjeve të manipuluara, pra të blerjes së votës me paratë e korrupsionit, kërcënimit të votuesve nga individët me rekorde kriminale dhe tjetërsimit të vullnetit të qytetarëve përmes kultivimit dhe narkotrafikut. Aksioni i opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme është: Në 18 qershor 2017 nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, opozita nuk do ti lejojë ato. Përndryshe pluralizmi do të vritej dhe/ose vendi do të përfshihej në trazira., destabilitet.

1.    Rama strumbullari i kupolës për manipulimin e zgjedhjeve…

Opozita pas një analize të gjatë e të thellë të mënyrës se ardhjes në pushtet dhe sjelljeve të Ramës në krye të qeverisë ka arritur në përfundmin se zgjedhjet e lira e të ndershme pengohen nga lidhjet reciproke të Ramës me krimin, nga kapja korruptive e shtetit nga kupola e qeverisë Rama dhe implikimi i rrjetit policor Rama-Tahiri në kultivimin e kanabisit dhe trafikun e narkotrafiqeve. Skema e manipulimit të zgjedhjeve ka në themel këto lidhje dhe për strumbullar vetëm Ramën; ajo nuk mund të cmontohet pa larguar Ramën nga drejtimi i qeverisë. Cdo lloj opsioni i ndryshëm nga ai i një “Qeverie pa Ramën kryeministër” nuk do të mund të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme. Sepse të gjithë kriminelet, oligarkët dhe narkotrafikantët janë të lidhur direkt me Ramën, janë në marrëdhënie pengu reciprok vetëm me Ramën, i binden vetëm urdhërave të Ramës, mbrohen vetëm nga Rama, prandaj ata nuk do të mund të largohen nga kupola e drejtimit të vendit dhe e manipulimit të zgjedhjeve nëse Rama nuk largohet nga drejtimi i qeverisë. Asnjë opsion me Ramën kryeministër, edhe sikur të largohen të gjithë ministrat, zëvëndsministrat dhe të gjithë zyrtarët e lartë në pozicionet kyce të shtetit e administratës publike nuk do të garantonte besimin për zgjedhje të lira e të ndershme, përdersia nuk do të shkatërroheshin lidhjet e Ramës me kriminelet, oligarkët e narkotrafikantët. Rama në krye të qeverisë i ngjan një klani mafioz që ruan kohezionin dhe lidhjet edhe sikur përkohësisht disa prej anëtarëve të tij të largohen apo zhvendosen, Lidhja e Ramës me bartësit e kupolës së “krimit, korrupsionit dhe narkotrafikut” i ngjan lidhjes së kancerit me metastazat. Cdo trajtim tjetër i kësaj lidhjeje do të ishte naivitet dhe cdo pranim i saj do të përbënte fatalitet për zgjedhjet e lira e të ndershme.

2.    Zgjedhjet e lira e të ndershme vetëm me qeveri teknike pa Ramën kryeministër

Opozita për këto arsye ka kërkuar dhe insiston se zgjedhjet e lira e të ndershme mund të garantohen vetëm nga qeveri teknike, pa Ramën kryeministër. Kjo nuk është një kërkesë e ekzagjeruar dhe subjective e opozitës apo sic thotë Rama se opozita nuk i fiton dot zgjedhjet por e vetmja zgjidhje që siguron besimin për zgjedhjet e lira e të ndershme. Kjo nuk është një kërkesë për “pushtet në tavolinë” por për ti hequr Ramës pushtetin e krimit, korrupsionit e narkotrafikut përmes të cilit ai synon të tjetërsojë vullnetin e qytetarëve, por për ti hequr Ramës mundësinë për ta fituar pushtetin në tavolinë së bashku me oligarkët, kriminelet e narktrafikantët.  Ky nuk është një precedent i rrezikshëm sic duan të thuan disa të tjerë por rrjedhojë e një precedenti super të rrezikshëm që është instaluar në Shqipëri si “model suksesi” nga Rama që bazohet në: i) blerjen e votës me paratë e korrupsionit, ii) kërcënimin e votuesve nga deputetët dhe zyrtarët e lartë me rekorde të tmerrshme kriminale dhe iii) tjetërsimin i votës nga angazhimi i rrjetit policor të përfshirë në kultivimin e kanabisit e narkotrafikun. Dhe e gjitha kjo vjen se Rama e humbet karriken e kryeministrit me zgjedhje të lira e të ndershme kurse vendi zhytet në monizëm dhe/ose trazira e destabilitet me zgjedhje të manipuluara; këto janë dy opsionet që “konkurojnë” në Shqipëri në 2017.

3.    Dialogu: qeveri teknike, shtyrje e datës së zgjedhjeve dhe votim elektronik…

Opozita ndonëse vlerëson se janë konsumuar të gjithë mjetet ligjore e institucionale në kuvend ajo vazhdon t’i mbetet me preferencë rrugës së dialogut për gjetjen e zgjidhjes për realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Tri janë shtyllat mbi të cilat opozita është deklaruar e gatshme për të hartuar dokumentin e marrëveshjes përmes dialogut: i) zgjedhje me një qeveri teknike pa Ramën kryeministër, ii) shtyrje e datës së zgjedhjeve në një afat të arsyeshëm në përputhje me nevojën e qeverisë për të kryer detyrat e ngarkuara për cmonntimin e krimit nga politika dhe largimin e narkotrafikut nga zgjedhjet dhe ii) indentifikim biometrik/votim-numurim elektronik. Shtylla e qeverisë teknike pa Ramën kryeministër është përcaktuese i zgjidhjes për zgjedhjet e lira e të ndershme, përndryshe marrëveshja nuk do të ekzistonte ose do të dështonte lehtësisht.

4.    Nëse dështon dialogu, opozita mbështet përballjen qytetare….

Opozita ndërkohë e shpërfilluar në mënyrë arrogante nga Rama i është drejtuar qytetarëve për të siguruar mbështetjen për realizimin e zgjidhjes për zgjedhje të lira e të ndershme.  Ndërkohë e vetëdijshme për koston e lartë që do të kishte sigurimi i zgjidhjes përmes përballjes qytetare ka mbetur e angazhuar seriozisht e fuqimisht edhe në opsionin e zgjidhjes përmes “rrugës së butë” të dialogut, duke gjykuar se pavarësisht prapësive e marrëzive që karakterizojnë këtë qeveri dhe më konkretisht sjelljet e Ramës do të  ketë mbetur sadopak pak hapsirë për të shmangur implikimin e qytetarëve në një cështje të tilë që do të mund dhe duhej të zgjidhej përmes dialogut politik. Sepse dështimi i dialogut dhe implikimi i qytetarëve për gjetjen e zgjidhjes do të kishte pasoja të paparashkueshme, mund të conte në zgjidhjen e kësaj situate por mund të conte edhe në ballafaqim i cili edhe rastin kur mbetet paqësor mund të pasohej nga trazira dhe më tej nga destabilitet ekonomik e natyrisht edhe politik. Kostoja kryesore në këtë rast do të binte mbi qeverinë e maxhorancën dhe përgjegjësia e ndëshkimi vetëm mbi Ramën që po e shkakton këtë komplikim vetëm për karriken e tij.

5.    Koha nuk pret…nga rruga e dialogut te përballja qytetare e pashëmbullt…

Opozita vlerëson se cdo ditë që kalon dhe sa më shumë afrohet data 18 qershor, gjetja e zgjidhjes për zgjedhje e lira e të ndershme zhvendoset nga “rruga e butë” e dialogut në rrugën e përballjes masive të qytetarëve. Ka shumë gjasa që pas datës 13 maj, pra pasi të mbahet marshimi qytetar, në Rama s’tërhiqet, do të mbetet si mundësi e vetme zgjidhjeje largimi i Ramës përmes përballjes masive të qytetarëve me rregjimin e “krimit, korrupsionit dhe kanabsit” që kërkon tju heqë qytetarëve të drejtën e zgjedhjes me votë të lirë. Objektivi i realizimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme do të arrihet në cdo rast. Vrasja e pluralizmit dhe vendosja e monizmit do të ndalohet me cdo mjet. Fitorja e një maxhorance të “krimit, korrupsionit e kanabsit” dhe e një opozite fasadë do të ndëshkohet me cdo rrugë. Cështja që shtrohet lidhet me koston e kësaj beteje. Rama në cdo rast do të ndëshkohet edhe për koston e kësak beteje të paprecedentë. Provokimet e reagimet e papërgjegjshme të Ramës do të ishin shkaqet e vetme të trazirave dhe destabilitetit eventual.  Mesa duket “bylmezi” Rama po gjen rrugën drejt fundit të merituar….Shumë njerëz të afërt e shtyjnë në këtë rrugë nga marrëzia e budallallëku kurse disa të tjerë po të afërt mezi presin të hakmarren. 

Burimi: SYRI.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here