Rama nis punimet e Asamblesë me paradë suksesesh, ministrat në ankth për çfarë vjen më pas

0
134

Rreth orës 10.00 ka nisur punimet Asambleja Kombëtare e PS, në të cilën sipas asaj që është deklaruar zyrtarisht,  pritet të diskutohen 8 pika. Sipas zërave të shumtë që vijnë edhe nga brenda radhëve të socialistëve ditën e sotme, do të piketohen edhe ministrat të cilët priten të largohen nga postet e tyre. Edi Rama e ka nisur fjalimin e tij me një paradë suksesesh të Rilindjes, gjatë këtyre më shumë se 5 viteve në pushtet. Madje ai ka arritur deri aty sa që faktin se tashmë “të gjithë paguajnë drita”, e ka konsideruar si fund të tranzacionit.

Situata në sallë ka qenë e nderë dhe të gjithë po dëgjojnë me ankth fjalën e kryeministrit, sidomos ata të ulur në rreshtin e parë që më së shumti janë ministrat e kabinetit, të cilët e dinë që pas paradës së sukseseve do të nis edhe shpërndarja e përgjegjësive mbi ta.

Axhenda zyrtare e Asamblesë së PS:

1. Fjala e Kryetarit të Partisë, Edi Rama.
2. Miratimi i axhendës politiko-organizative të Partisë Socialiste janar-qershor 2019.

Miratimi i vendimit “Për riformatimin e strukturave organizative vendore të Partisë Socialiste me synim plotësimin e objektivave statutore për çdo OS”.
4. Miratimi i vendimit “Për krijimin e Regjistrit dixhital të Partisë Socialiste”.
5. Miratimi i vendimit “Për krijimin dhe funksionimin e shtabeve elektorale në të gjitha nivelet për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019”.
6. Miratimi i vendimit “Për thirrjen e Kongresit të PS në datë 30 mars 2019”.
7. Miratimi i vendimit “Për ngritjen e grupit të punës për statusin e ri të PS-së”.
8. Të ndryshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here