Rama nis spastrimet, ja kush janë 3 zv/ministret që shkarkoi sot

0
147

Kryeministri Edi Rama ka nisur fushatën e spastrimeve brenda radhëve të Rilindjes, duke shkarkuar 3 zv/ministre. Kjo lëvizje vjen në prag të fushatës për zgjedhjet parlamentare dhe në një fushatë aspak të qetë brenda partisë.
Në mbledhjen e qeverisë është marrë vendimi për lirimin nga detyra të zv. Ministres së Brendshme Rovena Voda, zv. Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Dorina Çinari dhe të Drejtësisë, Fjoralba Caka.
Kjo e fundit njoftoi dorëheqjen nga posti me anë të një statusi në rrjetet sociale paraditen e sotme, duke deklaruar se po largohej për arsye vetjake.
VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Znj. Dorina Çinari, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Znj. Fjoralba Caka, zëvendësministër i Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Znj. Rovena Voda, zëvendësministër i Brendshëm, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here