Rama, një Sulltan i vogël që i vjen vërdallë Shqipërisë

0
158


Shfaqja e kryeministrit Edi Rama është konsideruar si një shoë në këtë situatë të vështirë pas tërmetit. Dashamir Shehi thotë se situata është politizuar nga ana e mazhorancës.
Shehi e konsideron kryeministrin Rama si një sulltan të vogël që bredh nëpër Shqipëri, duke përdorur varfërinë e popullit shqiptar.
Dashamir Shehi: Situata nuk politizohet. Nuk bëhet për të hipur një person. Kush është ky? Mesia! Ky i ndërton shtëpiat, ky i ngre çadrat, ky i ngroh fëmijët!! Çfarë është ky shtet kështu?! Ky është sulltanat, vetëm injoranca pret që vetëm nga një vjen.
Artur Zheji: Kemi parë disa persona që i kanë puthur dorën kryeministrit. Kjo tregon që populli e do
Dashamir Shehi: Mos dil te ai popull ai është kaq hallexhi, saqë ai mendon se sikur ti kalojë ai brigadieri i zonës, ai mendon se është shpëtimtari. Një sulltan i vogël që bredh poshtë e përpjetë Shqipërisë, merr dhe një hoxhë me vete. Kjo është Shqipëria e 2020, me këtë do ti dalim përballë Evropës ne? Jo, jemi shumë prapa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here