Rama nuk rresht së talluri me Gjirokastrën

0
175

Ish deputeti i PD per Qarkun e Gjirokastres Tritan Shehu, ka denoncuar anulimin e financimit te lotit te 7 te aksit Kardhiq-Delvine e cila u be e ditur para tre diteve nga ana e ministres se linjes Belinda Balluku.

Zoti Shehu shprehet se loti i shtate u anulua pa u nisur ende duke shtuar kesisoj cdo shprese per perfundimin e ketij aksi mjaft te rendesishem. Sipas zotit Shehu, anulimi do te shoqerohet padyshim me demtimin e plote te pjeseve te tanishme te perfunduara ku mungon cdo mirembajtje.

Statusi i plote ne FCB i zotit Shehu.

Talljet e Kryeministrit me Gjirokastren nuk kane fund!
Anullohet financimi per lotin e 7-te te Rruges Kardhiq- Delvine mbas shume trumbetimeve per avancimin e shpejte te saj (e nderprere prej vitit 2013), duke e cuar ne pafundesi perfundimin e ketij aksi shume te rendesishem jo vetem per ate Qark, por dhe ne rang vendi.
Eshte per te shenuar qe deri me 2013 u perfunduan 4 lotet e kesaj rruge.
Rama me pompozitet deklaroi fillimin e dy lotet e tjere para reth nje viti dhe te te 7-tit ne nje kohe te shkurter.
Faktikisht dy lotet e filluar se fundmi me nje vlere spekulative financimi reth 3 here mbi ato te perfunduara deri me 2013 jane pothuaj nderprere, sepse prej 6 muajsh nuk jane realizuar pagesat nga shteti kompanive.
Se fundmi edhe loti i 7-te, qe thuhej se ishte mbuluar me financim, anullohet pa filluar duke nderprere cdo shprese te perfundimit te ketij aksi shume te rendesishem.
Kjo pa dyshim godet rende zhvillimin jo vetem te Qarkut, por dhe rrezikon demtimin e plote dhe te pjeseve te perfunduara te rruges, ku mungon cdo mirembajtje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here