Rama nuk shkarkoi ministrat dhe Nanon, qytetarët paralajmërojnë peticion në të gjithë Shqipërinë

0
225

Për rreth dy orë qytetarët kanë protestuar para Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë për të kërkuar drejtësi për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia nga ish-efektivi Arjan Tase. Qytetarët kërkojnë shkarkimin e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ministres së Turizmit Mirela Kumbaro dhe Drejtorit të Përgjithëm Gledis Nano, si personat përgjegjës për këtë masakër.Pavarësisht ultimatumit të tyre, kryeministri Edi Rama nuk ka bërë asnjë lloj reagimi apo lëvizje për të treguar se drejtësia do të vihet në vend. Në këto kushte qytetarët kanë paralajmëruar sot se drejtësinë për Jonadën do ta kërkojnë me peticion.Një e afërme e 7-vjeçares tha se do të ndërmerret një peticion në gjithë Shqipërinë, online dhe fizikisht duke i kërkuar kryeministrit të shkarkojë Kumbaron dhe Çuçin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here