Rama: Nuk shkova në Prishtinë për t’u martuar me Albin Kurtin, nuk ndihem i fyer si një dhëndër të cilit nusja nuk i doli në takim

0
91

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp nga Podgorica pas takimit me Dritan Abazoviç komentoi edhe vizitën e djeshme në Prishtinë ku nuk u takua me Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se nuk shkoi atje për “t’u martuar me Albinin”. Ai u shpreh se nuk ka asnjë problem personal dhe institucional me Kurtin.

Sipas Ramës, janë vetëm qëndrime të kundërta në lidhje me një çështje të caktuar dhe se të dyja palët kanë ide të ndryshme se si duhet trajtuar ajo.

Rama theksoi se në samitin e Procesit të Berlinit që do të zhvillohet në Tiranë, Kurti është i ftuar. Madje sipas tij, në Tiranë, Kurti është në shtëpinë e vet duke shtuar se “mund edhe të futet në zgjedhje për t’u bërë i zoti i shtëpisë

Shkruaj nje koment