Rama paralajmëron krimin: Prisni, se do të ju sulmojmë

0
133

Ashtu si në çdo dalje të tij edhe sot Edi Rama nuk kishte se si të mos e ndalonte propagandën, e cila e mban në këmbë.

Duke inauguruar repartin e ri të RENEA-s, i ndërtuar me fonde të Bashkimit Europian, e jo të shtetit shqiptar, Edi Rama ka vendosur të bëjë sërish propagandë.

Pasi ka sulmuar sërish atë që ai e cilëson si ‘KÇK’, Rama ka paralajmëruar dhe kriminelët që të ikin pasi shteti në muajt e ardhshëm do ti sulmojë.

‘Po kolaudojmë paketën ligjore me SHBA dhe BE dhe në vijim do ta kthejnë në një bazë ligjore për të ndërmarrë ofensivën më shembullore ndaj krimit të organizuar duke zhvilluar një aktivitet agresiv në terren të policisë së shtetit ndaj të gjithë atyre që janë dënuar, akuzuar, por i kanë shpëtuar dënimit si rezultat i KCK dhe ka ardhur koha të provojnë se pasuria e tyre nuk buron nga krimi ose përndryshe të dorëzojnë pasurinë, dhe paralelisht do vëmë me shpatulla pas murit të çdo anëtari të KCK në prokuroria e gjykatë që do marrë vendime në kundërshtim me ligjin’,  tha Rama gjatë fjalës së tij në inaugurimin e repartit të RENEA-s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here