Rama paralajmëron muxhahedinët të largohen nga Shqipëria

0
133

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar muxhahedinët se duhet të largohen nga Shqipëria nëse e përdorin vendin tonë për të luftuar kundër regjimit iranian.

“MEK-un e kemi prej disa vitesh në vendin tonë. Ata janë të mirëpritur por me kusht që të mos e përdorin Shqipërinë për një platformë për operacionet e tyre politike. Mysafirët tanë iranianë e kanë shkelur vazhdimisht këtë marrëveshje”, ka thënë Rama në një intervistë në median gjermane ‘Der Spiegel’.

Ai shtoi se Shqipëria nuk ka synim që të jetë në luftë me regjimin iranian teksa komentoi aksionin e policisë shqiptare javën e shkuar në kampin e MEK.

Ishte një operacion jetëshpëtues. Ne hapëm dyert tona sepse grupi, që atëherë vepronte nga Iraku u ndoq sistematikisht. Dhe nëse një mik si SHBA-ja na kërkon diçka, ne ndihemi të nderuar.”, shton kreu i qeverisë.

Shkruaj nje koment