Tre vjet pasi mori postin e kryeministrit, Edi Rama po zhbën një nga vendimet simbol të qeverisë, që zgjodhi ta miratojë në mbledhjen e pare, kur sapo u ul në postin e kryeministrit. Më 22 shtator të 2013, Rama mori tre vendime mes tw cilave ndalimin e importit të plehrave.
Pika 1 në vendimin për importin e plehrave u formulua e qartë dhe e prerë.
“Ndalohet në të gjitha rastet importimi i mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë.”
Nuk u la asnjë hapësirë për interpretim, sepse kur ishte në opozitë, Rama u pozicionua qartësisht kundër importit të plehrave. Në opozitë, ai mbrojti fort idenë se importi i plehrave dëmton turizmin dhe ishte i pakontrollueshëm në një vend si Shqipëria.
Madje në fjalimin e tetorit në parlamentnë 2013, Rama foli edhe për paratë e pista të mafias që përfitohen nga ky biznes.
“Ka vetëm një arsye që mafia u drejtohet vendeve si Shqipëri dhe vendeve të tilla që nuk kanë standarde të larta për kontrollin e tyre. Arsyeja është shumë e thjeshtë, paratë e pista që përfitohen nga ky biznes” u shpreh Rama