Rama për spiunët rus në Gramsh: Të gjendet arsyeja e vërtetë e vizitës së tyre

0
47

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama theksoi sot se autoritetet janë të shqetësuara për qëllimet e vërteta që kanë pasur shtetasit e huaj (dy rusë dhe një ukrainas) të arrestuar në Gramsh.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Luksemburgut, Rama tha se objekti nuk është më i rëndësisë së veçantë.

Sipas tij është qesharake të fotografosh mbetje të komunizmit, por theksoi se duhet kushtuar rëndësi se cili ka qenë qëllimi i vërtetë i tre të huajve në vendin tonë.

Nuk kam pasur mundësi të shprehem lidhur me këtë edhe pse ministrat kanë bërë shpjegimet. Mjegulla e ngritur mbi objekte të rëndësisë së veçantë ishte për të qarë dhe për të qeshur. Ato nuk janë objekte të rëndësisë së veçantë, as  fabrika që prodhojnë armë. Janë të deklasifikuara si objekte në vitin 2012. Dhe faktikisht kanë statusin e shpk. që janë të falimentuara dhe që janë deri në pikën për shkak se nuk kanë mundësi të paguajnë iu priten edhe dritat, kanë edhe disa roje aty. Të thuash që po bëj spiunazh duke fotografuar ato mbetje të komunizmit është shumë qesharake.

Ajo që na shqetëson ne është këta persona çfarë qëllimesh të vërteta kanë. Një mision spiunazhi që shfaqet me veturë sportive është pak si qesharake. I takon hetimit të nxjerrë më shumë. Shqetësimi ynë është ku është qëllimi i vërtetë, përveç krijimit të kësaj mjegulle që në fund të ditës i shërbeu nxitjes së një sekëlldije. Njerëzit e thjeshtë bënë shumë humor me këta. Çfarë fshihet pas gjithë këtij spektakli?”

Shkruaj nje koment