Rama: Po iu mori malli për mua, hapni frigoriferin

0
235

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në inagurimin e ambienteve të reja të Komitetit Olimpik në Tiranë. Ai premtoi se do të mbështeste më shumë sportin, ndërsa nuk i kurseu as batutat.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se, “Po ju mori malli për mua hapni frigoriferin sot mbasdite dhe më keni edhe në frigorifer po deshët”.

“Është një ditë e bukur, mbasdite do jenë dy finalet e para mes shkollave në volejboll mes meshkujve dhe femrave. Në bashkëpunim me komitetin olimpik shqiptar, qeveria do mbështesë në vijimësi rritjen e kësaj lëvizje, krijimin e kampionateve në nivel bashkie, qarku e kombëtar.

Si edhe fuqizimi dhe shtrirjen në mënyrë të vazhdueshme të rrjeteve sportive në gjithë territorin. Nuk dua të zgjatem më shumë, është qartë që keni ardhur për tu argëtuar.  Po ju mori malli për mua hapni frigoriferin sot mbasdite dhe më keni edhe në frigorifer po deshët”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here