Rama fillimisht ka qënë kundër reformës sepse mendonte që me marrjen e presidentit do të vinte në zotërim të plotë drejtësinë të cilën përmes kërcënimeve e kishte paralizuar, të paktën për të vepruar kundër tij dhe për të mos ndëshkuar aferat korruptive të ministrave të tij. Por presioni ndërkombëtar u rrit dhe Rama kaloi në opsionin e kapjes politike të drejtësisë; përpjekjet me ‘komisionin e njëanshëm të hartimit të draft ligjeve dhe të ndryshimeve kushtetuese” ishin prova e qartë e kësaj tentative për kapjen politike/eprsonale të sistemit të drejtësisë.

Rama, në momentin kur Komisioni i Venecias, “gjykatësi realisht i paanshëm” i përmbajtjes së reformës dha rekomandimet, dhe opozita u mbështet në dy shtylla: i) respektim i rekomandimeve të venecias dhe ii) miratim i reformës me konsensus, kaloi përsëri në opsionin ambigy, ose hedhje në erë e reformës ose kapje e sistemit.

Rama u trondit shumë kur OSBE, në raportin e saj nxorri se ka një pasuri të paligjshme prej “200 milion euro të fsheshur në një llogari bankare off shore”; dhe kjo e bëri shumë më të vëmëndshëm ndaj të dy opsioneve, por mbi të gjitha ky ishte sinjal që duhet të maskonte sa më mirë synimet e tij ndaj partnerëve dhe të sofistikonte veprimet për të fajësuar opozitën për mos miratim të reformës duke e provokuar atë me kapjen politike të sistemit, një taktikë uin-uin për të.

Rama, në këtë moment vuri në lëvizje të gjithë lobistët për të bindur partnerët se pengesat e reformës janë PD dhe LSI, madje më konkretisht Ilir Meta dhe Sali Berisha, duke i kërkuar atyre të ndërmjetësonin një “mirëkuptim” me Bashën; e gjitha kjo ishte një bllof për të mashtruar ndërkombëtarët.

Kur Rama pa se kjo nuk funksionoi, ateherë u përqëndrua në opsionin e fajësimit të opozitës dhe aleatit të saj të vogël. Ndërkohë që u bë e qartë loja e tij për pengimin e reformës, u zbulua përmes Bilal Shehut se Rama mund të kishte dhunuar ligjin federal të fushatës presidenciale 2012 në SHBA. Kjo “dosje” e re e tmerroi, për më tepër që ky do të ishte një “shkop” tjetër i fortë për ta detyruar të miratonte sa më shpejt reformën, madje duke i kërkuar të “blente” deputetë të opozitës. Ky ishte momenti kur Rama, disa bufonë të tij dhe media mjerane që paguhet më paratë e pista të trafiqeve dhe korrupsionit filluan kërcëimet ndaj opozitës me planin b) apo planin c) që lidheshin përkatësisht me blerje deputetësh ose me zgjedhje të parakohshme.

Opozita qëndroi fort kundër kapjes politike duke u mbështetur në rekomandimet e Komisionit të Venecias, konkretisht në paragrafin 88, dhe s’toleroi ndonëse Rama dhe lobistët e tij tentuan të stigmatizonin opozitën si fajtore të bllokimit të reformës, madje s’munguan as artikujt në median ndërkombëtare të paguar nga Rama.

Zonja Nuland vjen ndërkohë në Tiranë pikërisht kur Rama përpiqej ta hidhte reformën në erë duke akuzuar opozitën që nuk pranonte opsionin e saj të kapjes duke bllofuar me planin b) ose c) ndërkohë që po i lëkundej terreni nën këmbë. Rama, i frikësuar dhe kërcënuar nga brënda PS por edhe nga brënda koalicionit prej aleatit të tij, për largimin nga posti i Kryeministrit, vuri në lëvizje lobistët për të negociuar fatin e tij post-politikë, më konkretisht duke kërkuar mosndëshkimin pas largimit nga politika dhe premtuar miratimin e reformës në cfarëdolloj opsioni që do ti vendosje në tavolinë.

Përfundimisht mund të thuhet se Rama, nga frika e dy dosjeve të korrupsionit, “pasurisë 200 milion euro të fshehuar në një llogari off shore” dhe “hapjes së cështjes së dhunimit të ligjit federal për sponsorizimet e fushatës presidenciale në SHBA nga FBI”, ka hedhur në tavolinë largimin nga politika duke kërkuar mosndëshkimin, duke i premtuar së nëse kjo pranohet është i gatshëm të miratojë cfarëdolloj propozimi për reformë në drejtësi.

Pikërisht këtu jemi… dhe opozita, natyrisht duke ju përmbajtur rekomandimeve të Komisionit të Venecias, po vijon të kërkojë dhe negociojë për një zgjidhje konsensuale të reformës në drejtësi, që do të gjenerojë një sistem drejtësie të paanshëm politikisht, profesional dhe të ndershëm që do të hetojë 2 dosjet e Ramës dhe do të marrë vendime pavarësisht pazarave të Ramës për të blerë mosndëshikimin qoftë edhe më largimin nga politika./SYRI.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here