Rama poston foto me Soros në Nju Jork, komentuesit e masakrojnë

0
144

Kryeministri Edi Rama postoi një foto me miliarderin kontrovers, George Soros, të cilin e takoi gjatë vizitës në Nju Jork.

“Në Nju Jork me mikun e çmuar George Soros, një mendje e rrallë dhe një mbështetës i palëkundur i Shoqërisë së Hapur,” shkruan Rama.

Por komentuesit e kanë masakruar me reagimet e tyre, sidomos ata që duket se janë nga Kosova. Kujtojmë se Soros është investuar në projektin e ndarjes së Kosovës, ndërsa është akuzuar se ka ndihmuar Edi Ramën në kapjen e çdo pushteti në Shqipëri.

Lexoni më poshtë disa prej komenteve:

– Nuk besoj që ia don të mirën shqiptarëve (Sorosi).

– Pffff, marre të koftë. Pro-serbi, pro-rusi.

 Ti je lodra e tij.

 George Soros është nana e të këqijave në 50 vitet e fundit.

– Soros =gjakpirës.

 Hee ishalla pandemia ju myt të dyve se qenkeni të lodhur të dy.

– Edhe ti varës i Soros-it ?!!! Pupupu e bleu Shqipërinë ky plakush që ka ble gjithë botën.

 Ju jeni e keqja e njerëzve. Kurrë Shqipëria s’ka pasur me sahanlepirës kryeministër.

 Ky nuk është mik i askujt, ky është bastardi më i madh në botë.

– Ky nuk është mik i Shqipërisë apo ndonjë shoqërie tjetër ndokund në botë. Ky është një rrjeps propagandistik që josh sofra me tenxhere bosh.

– Georg Soros, një mik i madh i Serbisë.

 Mbaje fort dhe mos e lësho se ja vlen, që po bën lëmsh gjithë Ballkanin dhe bashkë me të dhe Shqipërinë apo ty s’të bëhet vonë për këtë?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here