Rama premtoi mbi 5% rritje ekonomike po sa është sot ?

0
152

“Objektivi ynë është që të kapërcejmë 5% brenda vitit 2019 dhe në momentin që rritja ekonomike e kalon 5%, është një rritje që fillon e ndihet në të gjithë shtresat”.

Kjo ishte deklarata që kryeministri Edi Rama do të bënte në shtator të vitit 2017.

Por, shkallarja e rritjes ekonomike duket se do të ndalet në 4%-shin e vitit 2018, teksa 2019 me shumë gjasë do të mbyllet me një përgjysmim të shifrave.

Institucionet ndërkombëtare si Banka Botërore kanë përditësuar në rënie parashikimet e tyre, ndërsa qeveria po merr masat për të reflektuar ecurinë anemike të ekonomisë edhe në buxhet.

Me pretekstin e urgjencës nga tërmeti, Financat kanë dorëzuar në Kuvend Aktin Normativ që shkurton të ardhurat në buxhet me 3 miliardë lekë.

Por, faji, më shumë se i tatimeve dhe doganave që nuk kanë realizuar të ardhurat, duket se është i ekonomisë në tërësi, që nuk po performon për shkak edhe të ngadalësimit të reformave, siç vuri në dukje pak ditë më parë edhe Banka Botërore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here