Rama premton rehabilitimin e rrugës së Golemit

Kryeministri Rama, ka premtuar nisjen e investimeve nëpër fshatra vitin e ardhshëm. Këtë deklaratë Rama e ka bërë në fshatin “Asim Zeneli” në Bashkinë Gjirokastër, gjatë një takimi me fermerë të zonës. Kjo ka qenë përgjigja e tij, karshi interesimit dhe ankesave nga ana e kryetarit të fshatit Golem Alket Stroka për aksin e dëmtuar rural që lidh Golemin me fshatin Picar. Rama theksoi se deri më tani, investimet janë përqendruar tek qendrat e qyteteve. Faktikisht ne po bëjmë një program të veçantë për ato që quhen akset e prodhimit. Nuk ta premtoj sot-i’u drejtua kryeplakut të Golemit, Rama-se ne do ta fillojmë nesër rrugën, por me siguri vitin e ardhshëm do të shtrihemi jashtë qyteteve, pasi e filluam me qendra. Patjetër do të kemi parasysh edhe këtë rrugë në funksion të prodhimit, sepse në rastin konkret bëhet llogaria se çfarë ekonomie bëhet atje. Ju keni një ekonomi shembullore-tha Rama.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment