
Kryeministri Rama ka shmangur komentet lidhur me sulmin fizik ndaj kreut të PD-së Sali Berisha sot në nisje të protestës së opozitës.
I pyetur për incidentin në konferencën e përbashkët me liderët e BE-së, Rama tha se i qëndron deklaratës që ka bërë për mediat dhe se nuk ka asgjë për të shtuar.
“Përgjigjen time të qartë e kam dhënë prej një ore, nuk kam asgjë për t’i shtuar. Është në faqen e internetit të qeverisë.”, tha Rama.