Rama rrezik për lirinë e medias, e thonë gazetat gjermane

0
176

Gazeta gjermane, ‘Frankfurter Runschau’ një nga më të njohurat në Gjermani, në ditën Botërore të Lirisë së Medias, ka marrë si shembullin më të keq të kërcënuesit të lirisë së medias, Edi Ramën.

Dhe  pikërisht gjuhën e kryeministrit shqiptar ndaj medias.

“Ka zhvillime negative si përqendrimi i medias, pagat e vogla, botuesit frikacakë dhe kryeredaktorët, që ndalojnë gazetarët investigativë.

Në të gjithë shtetet e Ballkanit, politikanët kontribuojnë në rrezikimin e lirisë së medias. Kryeministri Edi Rama i quan gazetarët “kazan”, “helm” dhe “armiq publikë”,” shkruan gazeta.

Qeveria shqiptare nuk ka reaguar në këtë ditë të rëndësishme, kurse presidenca doli me një deklaratë në mbrojtje të gazetarëve.

Që prej vitit 1993, kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara caktoi 3 majin si ditën e lirisë së mediave, gazetarët luftojnë për të mbrojtur median nga sulmet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here