Rama : Rrogat do rriten deri ne prill, ua thote kryekali i Shqiperise

0
129

Votën e banorëve të Peqinit në 14 Maj Edi Rama e kërkoi jo vetëm për punët e kryera, por edhe projektet e papërfunduara të qeverisë së tij, mes të cilave edhe rritjen e pagave dhe pensioneve.

Për të treguar se çfarë do të thotë vota për dyshen Berisha-Meta, si shembull sjell të vetmen bashki që qeveriset nga demokratët.

“Të cilat do të rriten në vijimësi deri në Prillin e vitit të ardhshëm kur paga mesatare në sektorin publik në Shqipëri do të shkojë në 900 Euro. Ne kemi rritur pagën minimale që e kemi çuar në 40 mijë Lekë dhe do ta rrisim në 45 mijë brenda këtij mandati por e dimë shumë mirë që detyra jonë nuk është e përmbushur pa e çuar pagën minimale në 60 mijë Lekë”.

Zgjedhjet vendore nuk i sheh si një ndeshje futbolli, ndaj dhe shqiptarët i fton të zgjedhin alternativën që i çon përpara.

“Më datë 14 po shkoni në pazar për të marrë dhe për të zgjedhur kalin më të mirë për të tërhequr karrocën për 4 vitet e ardhshme. Siç thotë populli, kali nuk shihet nga dhëmbët, as kandidatët nuk shihen nga boja, por shihen nga fuqia që kanë për të bërë punën. Dhe këtë duhet ta merrni shumë seriozisht se ja u thotë kryekali i Shqipërisë”.

Shkruaj nje koment