Rama shfaqet i zymtë: Duhet të presim rezultatin e numërimit

0
134

Edi Rama është shfaqur i zymtë në deklaratën e tij të parë nga selia e PS-së, pas mbylljes së zgjedhjeve në Shqipëri.

Ai kërkoi vetëm pritjen e rezultatit të numërimit.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Votat janë në kuti, populli ka folur. Tani duhet të dëgjojmë popullin, detyra jonë, detyra e çdo numëruesi, vëzhguesi në çdo qendër numërimi të kontribuojë për të numëruar në mënyrë korrekte votat në kuti.

Hamendjet, sondazhet, exit pollet, pavarësisht faktit se ne na japin forcë qeverisisëse përsëri i përkasin parashikimeve para ndeshjes.

Tani është rezultati i të gjithë kutive të votimit, që është rezultat i ndeshjes.

Ju lutem shumë të gjithëve, përqendrohuni në detyrën tuaj dhe dua ta përsëris atë tha Bora në emrin tim; një falënderim për të gjithë patrionazhistët dhe patronazhistet tona në të gjithë vendin. Ata e dinë më mirë se të gjithë të tjerët se kush ka votuar dhe kush jo.

Duke qenë se në zonat e tyre ata janë të bindur për rezultatin e punës, unë dua ti siguroj se të bindur janë edhe të gjithë të tjerët në të gjitha zonat.

Ne nuk duam thjeshtë rezultatin dhe konfirmimin si forcë qeverisëse përsëri dhe ne duam që siç ishte kjo ditë kaq e bukur, e qetë, qytetare, falë mirësjelljes demokratike të të gjithëve duhet të jetë edhe vazhdimi i këtij procesi dhe nga ky proces do të dalë e fituar Shqipëria dhe jo vetëm partia që do të qeverisë vendin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here